Zbulohet arsyeja që i mori jetën 2 vëllezërve dhe gruas shtatzënë në Torovicë

Shqipëria

Zbulohet arsyeja që i mori jetën 2 vëllezërve dhe gruas shtatzënë në Torovicë

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 21:02
Torovicë

Ekspertët e Gjeologjisë kanë dalë në përfundim se shkak i rënies së gurit 20 tonësh në Torovicë të Lezhës, që i mori jetën 3 personave është mungesa e bimësisë dhe erozioni.

“Ai nuk është guri i parë që lëviz, ka qenë ndër masivët më të mëdhenj mund të themi. Lëvizja e atij guri ka ndodhur për shkaqe natyrore, kuptohet nga erozioni, mungesa e bimësisë”.

Sipas ekspertëve, të dyja anët e rrugës janë të rrezikshme, pasi janë vënë re edhe dy masivë të tjerë gurësh.

“Duhet krehja e kësaj pjese në të dyja anët e shpateve. Duhet parë e gjithë pjesa e majës, sepse ajo është më e rrezikshmja. Nëse fluksi i makinave do të ishte shumë i lartë, do të ishte shumë e rrezikshme, sepse erozioni po vjen gjithnjë e në rritje”.

Dy ditë më parë, ky shkëmb ra nga lartësia e malit duke goditur fuqishëm një furistradë dhe duke u marrë jetën dy vëllezërve Valentin, Edmond dhe nuses së tij Aida Zefi.
Pas verifikimeve, ekspertët kërkojnë menjëherë ndërhyrjen në këtë zonë, e cila për banorët është kthyer në një makth të vërtetë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat