Masakra në Lushnje, dëshmitari okular: Ja si ndodhi atentati me dy të vdekur

Shqipëria

Masakra në Lushnje, dëshmitari okular: Ja si ndodhi atentati me dy të vdekur

Më: 13 tetor 2017 Në ora: 15:06
Lushnje

Një tjetër dëshmi hedh në dritë të tjera detaje nga atentati i dy ditëve më parë që tronditi Lushnjën, ku dy të rinj humbën jetën dhe 2 persona mbetën të plagosur.

Një dëshmitar okular nga vendi i ngjarjes rrëfen momente nga krimi në qendër të Lushnjës. Sipas tij automjeti i agresorëve, brenda të cilit ndodheshin 4 persona erdhi nga qendra e qytetit.

Sipas tij ‘3 prej tyre hapën zjarr me kallashnikovë në drejtim të djemve, ku lëshuan 41 plumba, duke lënë të vdekur Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën. Ata po qëndronin në këmbë para lokalit dhe mbi ta u lëshuan edhe breshëritë’, ka thënë dëshmitari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat