Zbardhet dëshmia në polici e lezhjanit që tronditi sot Tiranën

Shqipëria

Zbardhet dëshmia në polici e lezhjanit që tronditi sot Tiranën

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 20:11
Saimir Zalla

Policia ka zbardhur ngjarjen që sot befasoi qytetarët e Tiranës në qendër të qytetit, ku një i ri kishte hipur në një vinç dhe kërcënonte se do të hidhej që prej aty.

Qytetarët e alarmuar kanë njoftuar menjëherë policinë, ndërsa kjo e fundit në informacionin paraprak ka sqaruar se ‘pas negociatave  të bëra nga Policia një i afërm dhe një gazetar u arrit që shtetasi Saimir Zalla, 35 vjeç nga Lezha të zbrite  nga vinçi’.

Policia sqaron më tej se ky shtetas u shoqërua në ambientet e policisë dhe sipas deklarimeve paraprake të thëna prej tij, e kishte ndërmarrë këtë veprim, pasi ishte divorcuar me bashkëshorten dhe kishte probleme se ish bashkëshortja nuk e lejonte  të takonte dy fëmijët e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat