Tiranë, policia arreston pronarin e lokalit, por surpriza vjen gjatë kontrollit

Shqipëria

Tiranë, policia arreston pronarin e lokalit, por surpriza vjen gjatë kontrollit

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 10:07
Policia e Tiranes

Një sherr për motive të dobëta ka bërë që Fatjon Hasimi, 29 vjeçar dhe pronar i një lokali në Tiranë t’i drejtojë pistoletën në fytyrë një 49 vjeçari me inicialet A.M.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe ka përfunduar me arrestimin e të riut i cili ka kanosur me armë. Por historia nuk ka përfunduar këtu, pasi policia ka gjetur të tjera shkelje gjatë kontrollit në lokalin e të riut.

Janë gjetur dhe sekuestruar një stemë e Policisë së Shtetit dhe një radio marrëse dhe dhënëse. Mesa duket i riu ka patur shumë dëshirë të jetë një detektiv policie, por kjo do t'i kushtojë mjaft shtrenjtë kur të dalë para gjykatës me numrin e akuzave të rritur.

Njoftimi i policise 

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.4, pranë D.V.P.Tiranë, më datë 16.10.2017, arrestuan shtetasin :

– Fatjon Hasimi, 29 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u krye, pasi në rrugën “5 Maji”, për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri të llojit pistoletë, shtetasin A.M., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një stemë e Policisë së Shtetit dhe një radio marrëse dhe dhënëse.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Kanosje”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik”, “Vjedhje e energjisë elektrike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 84, 236, 137 dhe 247 të Kodit Penal.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat