‘Ministri Xhafaj do asgjësonte Habilajt’, Berisha: Ja çfarë bëri Tahiri në këtë rast

Shqipëria

‘Ministri Xhafaj do asgjësonte Habilajt’, Berisha: Ja çfarë bëri Tahiri në këtë rast

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 22:26
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha prej kohësh ka akuzuar për trafik droge vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Gjatë një interviste për emisionin ‘Studio e Hapur’ në “News24’ Berisha nuk kurseu akuzat për Xhafajn, pasi sipas tij ai mbron vëllain e tij që është i dënuar për trafik droge në Itali. Ai tha se dosja e vëllait të tij e implikon Xhafajn në këtë çështje.

“Xhafaj ndaj kësaj bande nuk kishte si të mos reagonte. Çfarë është ai njoftimi që thotë ky “Loloja”, ku thotë se po vrapoj në Tiranë. E dini besoj apo jo? Përgjimi! Ishte kohe e operacionit “Fundi i Marrëzisë”, dhe beteja bëhej midis lojërave të fatit të “Apex”, të vëllait të Fatmir Xhafajt dhe lojërave të fatit të Habilajve. Mirëpo u duk sikur “Apexi”, po favorizohej dhe po rezistonte. Dhe Habilajt erdhën me vrap te Tahiri duke i thënë se Xhafaj po na asgjëson. Dhe Saimir Tahiri hyri dhe bëri ekuilibrin midis tyre. I la që të dyja palët e qeta që të vazhdonin” tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Studio e Hapur”, në “News 24”,  është përgjigjur se kush ia ka dhënë videon e Babacës, ku u sekuestruan 4 tonë drogë.

Në media qarkullonte lajmi se video që publikoi Berisha ia kishte dhënë kryeprokurori. Por Berisha i ka hedhur poshte keta zera. Nga ana tjetër ai është shprehur se nuk njihte as Dritan Zaganin, i cili ishte i pari që kishte hetuar lidhur me bandën e “Habiljave”.

“Burimi është tjetër krejtësisht dhe jo prokuror. Dhe kur kam dëgjuar unë ata të përmendin prokurorin, them që është hera e parë në jetën time që kam dëgjuar emrin e atij prokurori”, tha Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat