Akuza e rëndë e Berishës: Shullazi flet nga burgu me Ramën

Shqipëria

Akuza e rëndë e Berishës: Shullazi flet nga burgu me Ramën

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 23:44
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar një sërë akuzash drejtuar kryeministrit Rama, duke thënë se ai ka një komunikim të vazhdueshëm me kriminelin Emiliano Shullazi.

I ftuar në Studio e Hapur, Berisha tha se Emiljano Shullazi, edhe pse ndodhet në burg posedon 33 telefona celularë, teksa me njërin prej tyre flet me kryeministrin.

Sipas Berishës, ky rast shpjegon më së miri se edhe sikur Tahiri të burgosej tanimë, do të mund të prishte provat që e lidhin me Habilajt.

Berisha: Emiljano Shullazi rri me tre celularë në burg. Me njërin flet me Ramën. Ai komunikon me Ramën në telefon.

Vasili: Për çfarë i duhet të komunikojë me Ramën?

Berisha: I duhet me çdo kusht të dalë nga burgu.

Vasili: Atëherë e kërcënon kryeministrin?

Berisha: Padiskutim e kërcënon. Po hyre në tratativa me ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat