Nesër votohet për Tahirin, a do të ketë rrjedhje votash nga PD? Ja përgjigja e Berishës

Shqipëria

Nesër votohet për Tahirin, a do të ketë rrjedhje votash nga PD? Ja përgjigja e Berishës

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 23:55
Sali Berisha

Një ditë para seancës së Kuvendit ku pritet të votohet raporti i Këshillit të Rregullores dhe Mandateve për heqjen ose jo të mandatit dhe arrestimin e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ish kryeministri Sali Berisha është pyetur në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News24 nëse do ketë rrjedhje votash nga opozita si në rastin e zgjedhjes së Gramoz Rucit në krye të Kuvendit. Berisha tha se nuk mendon e do ketë rrjedhje votash.

Mazhoranca do ketë unitet për krimin nesër në seancën e Kuvendit. Nuk besoj se do ketë rrjedhje të votave nga opozita për këtë çështje. Sa i përket pyetjes më mirë votim i hapur apo o mbyllur atë e vendos Gramoz Ruci që nuk ka lidhje me rregulloren, pasi ai do ta kthejë parlamentin në repart”- tha Beirisha.

Berisha u pyet edhe për masat që do të marrë opozita nëse mazhoranca voton kundër arrestimit të Saimir Tahrit. Berisha tha se opozita duhet të bëjë konsultim me qytetarët.

Video/Pse u dogj kulla me 30 tonë drogë në Salari? Berisha: Kjo është dosja Ruçi

Ish-kryeministri Sali Beridha ka hedhur një akuzë shumë të fortë në drejtin të kryeparlametarit Gramoz Ruçi.

Në studion e emisionit “Studio e Hapur”, në “News 24”, është shprehur se kjo është dosja e drogës së Ruçit.

“E dini pse u dogj kulla e Qerem Braçit në Salari apo jo? E dini si ka qenë ajo kullë e Qerem Braçit? Kulla më e madhe e rajonit. 30 tonë drogë kanë qenë brenda. Ia vunë flakën sepse patën frikë se po diktohen. Kulla është djegur ditën e nesërme kur është kapur droga në Babicë” tha Berisha.

Berisha: 9 miliardë euro drogë janë fshehur në tunelet shqiptare. Xhafaj i zhytur deri në fund nga dosja…

Ish-kryeministri Berisha  ka tronditur sërish me informacionet që publikoi në emisionin ‘Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “News 24”.

Ai tha se Fatmir Xhafaj është i mbytur deri në fund nga dosja e vëllait të tij. E ndërsa shtoi se në Shqipëri gjenden plot 9 miliardë euro drogë e fshehur në tunele dhe magazina.

“Edi Rama kishte vullnetin e mbjelljes së drogës. Ato ishin mbjelljes, e ndërsa tani jemi në korrjen e saj. Të paktën 9 miliardë euro gjenden në tunelet dhe magazinat e Shqipërisë, të cilat bëjnë ligjin në çdo qelizë të vendit.”

Video/ Pse ish-ministri ua shiste mjetet Habilajve? Berisha: Tahiri vendosi postin e tij si…

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Studio e Hapur”, në “News 24”,  ka komentuar çështjen Tahiri. Ai është shprehur se ish-ministri ka pasur rolin e tij në bandës e drogës së udhëhequr nga “Habilajt”.

“Ai u kishte shitur targën dhe jo makinën Habilajve. Ai kishte vendosur postin e tij si transportues droge. Po kështu ka qenë dhe skafi. Ai gënjen sepse ai ka shitur një skaf tek Habilajt. Të gjitha mjete e transportit ai i shiste tek Habilajt, si ka mundësi?

Në këtë mision Saimir Tahiri detyrë që të mos u prisheshin plantacionet e Habilajve.

Pse nuk u arrestua Balili? Balili ishte i fuqishëm, por Habilajt ishin më të fuqishëm se Balili” tha Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat