Deputetët e PD i lënë 'surprizën' në tavolinë Ramës, ndërhyn Garda

Shqipëria

Deputetët e PD i lënë 'surprizën' në tavolinë Ramës, ndërhyn Garda

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 13:06
Kuvendi i Shqipërisë

Deputetët e Partisë Demokratike Edi Paloka dhe Flamur Noka i kanë vendosur mbi tavolinë, në vendin e kryeministrit Edi Rama pankartat që mbanin në duar gjatë seancës.

“Qeveri mafioze” ishte pankarta që ju vu në vendin e kryeministrit, ndërsa për ta hequr kanë ndërhyrë punonjës të Gardës së Republikës. 

Kuvendi rrëzoi këtë të mërkurë kërkesën e prokurorisë, duke mos pranuar kërkesën e saj për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri. 

 

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat