Të “fortët” e Lezhës nën sitën e policisë, sekuestrohen makina luksoze dhe llogari bankare

Shqipëria

Të “fortët” e Lezhës nën sitën e policisë, sekuestrohen makina luksoze dhe llogari bankare

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 21:36
Ilustrim

Në kuadër të Operacionit "Vjeshtë 2017", nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë , janë referuar materiale për pastrim të produkteve të veprës penale në ngarkim të 30 shtetasve.

Policia bën me dije se janë referuar në Prokurorinë për Krime të Rënda Tirane 14 raste të hetimeve pasurore.

- Janë referuar në Prokurorinë e Rretheve Gjyqësorë Lezhë dhe Kurbin 15 raste te veprës penale te “Pastrimit te produkteve te veprës penale’’ .
Në bazë të këtyre referimeve,  Gjykatat kanë vendosur sekuestro preventive për pasuri të dyshuara se kanë rrjedhur nga veprimtaria kriminale të cilat kapin shumën prej 872 mijë euro.
Pasuritë e vëna nën sekuestro preventive janë:
- godine banimi 3 kate, bar kafe,

- 4 apartamente banimi,

- 4 automjete luksoze

- 1 llogari bankare prej 41.000 Euro

- 1 sipërfaqe toke pemëtore prej 15.000 m2.

Të gjitha këto referime janë bërë duke u mbështetur mbi dënimet e dhëna në kohe të ndryshme nga Gjykatat të huaja dhe vendase për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, “Trafikimit   të lëndëve narkotike”, “Pjesëmarrjes në organizata kriminale”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat