Arrestohet nipi i ish- deputetit të PS-së

Shqipëria

Arrestohet nipi i ish- deputetit të PS-së

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 21:41
Danjan Ndoka

Danjan Ndoka, nipi i ish- deputeti socialist të Lezhës, Arben Ndoka u vu në pranga nga forcat e Repartit Special RENEA.

Danjan Ndoka, 20 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, në momentin e ndalimit nga forcat policore,  ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

- pistoletë e markës SMITH ËESSON me 6 fishekë.

Për ketë shtetas , Gjykata e Rrethit  Gjyqësor  Shkodër, me Vendimin Penal datë 20.10.2014, ka caktuar masën e sigurisë " Arrest me burg" për veprat penale "Vrasje me dashje kryer  në bashkëpunim mbetur në tentative","Plagosje e rëndë me dashje","Armëmbajtje pa leje",parashikuar nga nenet 76,22,25, 278/2 të Kodit Penal.

Kjo masë sigurie e vendosur pasi më datë 16.09.2014, në afërsi të Katedrales së qytetit të Lezhës ,  në bashkëpunim me persona të tjerë ka tentuar të vrasë shtetasin F.N.

Po ndaj shtetasit  Danjan Ndoka, me Vendimin Penal datë  28.06.2017 , Gjykata e  Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest ne burg" për veprat penale "Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje", "Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit" dhe "Plagosje e lehtë me dashje" parashikuar nga nenet 89, 278/1 dhe 329 të Kodit Penal.

Kjo masë sigurie e vendosur pasi , më datë 25.06.2017, në qytetin e Shëngjinit, përpara lokal “Detarit”, ka kanosur dhe dhunuar shtetasin F. D.

Gjithashtu , ky shtetas është i dyshuar edhe për ngjarjen e datës 22.05.2017, ku pas një konflikti për motive të dobëta me një shtetas ka qëlluar me arme zjarri në drejtim  të gomave të mjetit tip fuoristrade  Range Rover, me drejtues shtetasin B.L.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat