Berisha tallet keq me Ramën: Një injorant absolut! Kur flet ti për shifrat dhe ekonominë...

Shqipëria

Berisha tallet keq me Ramën: Një injorant absolut! Kur flet ti për shifrat dhe ekonominë...

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 19:50
Edi Rama dhe Sali Berisha

Këtë të enjte kryeministri ka mbledhur për herë të parë gjatë kësaj qeverisje Këshillin Ekonomik Kombëtar nga ku ka folur për ekonominë e Shqipërisë, por për ish kryeministrin Sali Berisha në këtë mbledhje kreu i qeverisë tregoi sërish injorancën e tij në fushën e shifrave.

Sipas Sali Berishës, kryeministri ka deklaruar se ekonomia është rritur katër fish që kur socialistët erdhën në pushtet në vitin 2013, një deklaratë që sipas Berishës tregon injorancën absolute të Ramës në ekonomi.

Por mbi të tjerat, Berisha ka postuar një foto ironizuese dhe përqeshëse të kryeministrit të cilën mund ta shihni më poshtë:

Injoranca absolute!

Rama, piktori deshtak “tërheq” investitorët: Ekonomia është rritur 4-fish që kur morëm ne pushtetin!?!?

Deklarate e denje vetem per nje injorant absolut ne ekonomi, shtet dhe qeverisje! sb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat