Ngushtohet laku, amerikanët “marrin” SHISH dhe SPAK

Shqipëria

Ngushtohet laku, amerikanët “marrin” SHISH dhe SPAK

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 19:29
Visho Ajazi Lika

Visho Ajazi Lika, i dekoruar nga Rama në një ceremoni gjysmë sekrete dha papritur dorëheqjen teksa në korridoret e politikës përflitej se kishte mbyllur marrëveshjen për një tjetër mandat në krye të shërbimit sekret. Në fakt dorëheqja ishte e papritur për publikun, pasi kryeministri Rama e kishte kërkuar një gjë të tillë, ndoshta i ndikuar edhe nga partnerët strategjikë të Shqipërisë.

Lufta kundër terrorizimit përligji edhe një listë me emra që u dorëzua në tavolinën e Ramës për të zgjedhur më pas kreun e ri të SHISH. Nuk është i rastësishëm propozimi i kryeministrit për emërimin në krye të Shërbimit Informativ të Helidon Bendo, një emër thuajse i panjohur për publikun, por jo brenda radhëve të shërbimit dhe partnerëve, sidomos atyre amerikanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat