Meta takon ambasadorin e Turqisë: Të forcojmë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve

Shqipëria

Meta takon ambasadorin e Turqisë: Të forcojmë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 17:20
Presidenti i Republikës, Ilir Meta në takim me Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar me të cilin vlerësoi marrëdhëniet tradicionale dhe të partneritetit të shkëlqyer mes dy vendeve.

Po ashtu, Meta shprehu vullnetin për t’i forcuar më tej këto marrëdhënie, në të ardhmen, në të gjitha fushat me interes për të dy vendet dhe popujt tanë.

Presidenti Meta nënvizoi gjithashtu edhe rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në kuadrin e NATO-s dhe në atë të luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat