Berisha i nxjerr videon Ramës: Ja ku e keni Noriegën duke folur greqisht për antishqiptarin

Shqipëria

Berisha i nxjerr videon Ramës: Ja ku e keni Noriegën duke folur greqisht për antishqiptarin

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 12:50
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë një video në aulën e kuvendit, duke deklaruar se ajo që dëgjohet dhe shihet është kryeministri Edi Rama duke folur greqisht.

“Më lejoni t’i tregoj Noriegës se përsa i përket patetizmit tënd dhe problemit me Greqinë ftoj shqiptarët të dëgjojnë këtë zotëri, ky është Rama duke mbajtur fjalim për Papandreun. Antishqiptarit më të madh të rajonit.”-tha Berisha teksa tregoi videon në foltoren e kuvendit.

Më pas ish kryeministri ka folur në lidhje me paktin detar mes Shqipërisë e Greqisë, i rrëzuar nga gjykata kushtetuese shqiptare.

“Për marrëveshjen e detit do të them kaq, bëre gjithçka me para e korrupsion, anulove një marrëveshje e cila në 1000 gjykata po të dalë …..(Kryetari i Kuvendit Ruçi i ndërpret fjalën)

Përgjigjet Rama: Pasi doli vetë zëri i padronit, la voce del padrone, Sali unë do isha shumë i lumtur sikur të dija edhe greqisht, për fat të keq nuk di greqisht si edhe nuk di shumë gjuhë të tjera, ajo që nxore si zbulim për kazanin e qytetarëve dixhitalë është fjala përshëndetëse në kongresin e PSOK në një video në pamundësi për të shkuar atje në atë periudhë, tani që të çohesh këtu e të thuash se unë kam folur në një gjuhë tjetër dhe të tregosh kaq hapur se sa i brishtë që je ato që mendon dhe thua, mbaje vetë, ato gjuhë që di nuk i kam si ndërtime pa leje si i ke ti.

The këtu se marrëveshjen e detit e paskam rrëzuar unë në Gjykatën Kushtetutën, e cila votoi 9 me 0, “Me para dhe korrupsion”. Akuzë shumë e rëndë për atë gjykatë që me atë vendim të ka marrë në mbrojtje interesin kombëtar dhe nuk ka bërë korrupsion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat