Berisha quan Ramën penis që duhet larguar, kryeministri ja kthen me fjalë turpi në greqisht

Shqipëria

Berisha quan Ramën penis që duhet larguar, kryeministri ja kthen me fjalë turpi në greqisht

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 14:45
Sali Berisha dhe Edi Rama

Debateve të shumta në parlament këtë të enjte i janë shtuar një sërë epitetesh dhe sulmesh përmes një gjuhe jo fort të denjë për kuvendin shqiptar.

Duke "shfrytëzuar" gjatësinë e Edi Ramës, Sali Berisha e ka cilësuar kryeministrin e vendit një “strukturë falike” (nga fjala falus, e përkthyer në shqip- penis i erektuar), madje ka kërkuar dhe largimin e tij nga salla e kuvendit.

Berisha: Nëse kjo strukturë falike del këtu dhe mbahet me figura falike unë propozoj ta nxjerrim jashtë* 

(*Nje strukture falike eshte një ndërtesë apo send qe i perngjan organit gjenital mashkullor)

Debati është përvijuar me akuzën e Ramës se opozita shqiptare po sillet më keq se ajo greke. Sipas tij demokratët kanë adaptuar një sjellje të turpshme, atë që del hapur kundër interesit kombëtar, duke ju referuar kështu vizitës së deputetëve demokratë në Himarë, ditën e djeshme. E teksa Himara dhe prishja e disa banesave të minoritetit grek, është një ngjarje që Greqia zyrtare nuk e ka lënë t’i ikë nga duart, edhe kryeministri e ka shftytëzuar sot debatin në parlament për të hedhur akuza drejtuar PD-së, si mbrojtëse të interesit të grekëve dhe jo të Shqipërisë.

Rama i drejtohet Bashës: Hajde këtu tani dhe jepu përgjigje shqiptarëve, se si ka mundësi që PD u shfaq në Himarë me një letër të opozitës greke që i drejtohej BE-së për gjoja një shkelje të minoritetit grek në Shqipëri. Hajde përgjigju këtu pse PD është kthyer në një altoparlant kundër hapjes së negociatave.

Lëvizja e rradhës ka ardhur nga Berisha, i cili ka vënë përpara mikrofonit të parlamentit një regjistrim, ku sipas tij kryeministri Rama flet greqisht, në një mbledhje të partisë greke PASOK. Berisha ka ironizuar kësisoj akuzën e Ramës që tentoi të “grekëzonte” Lulzim Bashën.

Berisha: Më lejoni t’i tregoj Noriegës se përsa i përket patetizmit tënd dhe problemit me Greqinë ftoj shqiptarët të dëgjojnë këtë zotëri, ky është Rama duke mbajtur fjalim për Papandreun. Antishqiptarit më të madh të rajonit

Debatit i është bashkëangjitur dhe kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule. Ky i fundit ka deklaruar se kryeministri ka ulur nivelin e diskutimeve në sharje e fyerje (përpara ndërhyrjes së Dules, Rama tha se në PD kultivohet një “kastravec” që nuk importohet) ndaj deputetëve.

Dule: Kryenarkotrafikanti dhe kryekultivuesi mbajti një fjalim të spikatur me gjuhë urrejtjeje dhe përcarëse. Kur një deputet abuzon me gjuhë urrejte dhe diskriminimi duhet të largohet nga foltorja

Në këtë moment, kryeministri në përgjigje të ndërhyrjes së Dules ka sulmuar jo vetëm atë por edhe Sali Berishën, i cili thënë në pak fjalë e quajti penis. Por teksa fjala “falus” është një fjalë e prejardhur latine, kryeministri ka përdorur greqishten për të sulmuar, në po të njëjtin nivel, Berishën dhe Vangjel Dulen.

Rama: Do doja shumë ta flisja gjuhën greke, por nuk e flas dot, dhe kjo është një mangësi e imja. Dëgjojeni zotin Vangjel që vjen këtu dhe në vend se ta mbrojë ai gjuhën e tij, gjuhën e nënës së tij dhe t’i thotë Qirje Saliut se nuk është një akt i fajshëm të përpiqesh të përshëndesësh një kongres partie në atë gjuhë, kudo qoftë....

Keni bërë një hesap pa hanxhinë Z. Vangjeli. Jau kam thënë në 2013, jua kam thënë në 2015, jua kam thënë në 2017 po jua them sot për 2019. Ju vazhdoni bjerini gajdes, ja ku e keni gramafonin(Lulzim Basha). Ai përpara, ju mbrapa, kërceni atë Palikarin si quhet ajo dhe do e shikoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat