Berisha: Olsi Rama në makinë me trafikantët e Xibrakës

Shqipëria

Berisha: Olsi Rama në makinë me trafikantët e Xibrakës

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 15:40
Edi Rama dhe Olsi Rama

Sali Berisha përsëriti në parlament akuzat për përfshirjen e Olsi Ramës, vëllain e kryeministrit në trafikun e drogës.

Sipas Berishës të dhënat janë në sistemin TIMS dhe provojnë marrëdhënien e Ramës me të akuzuarit për laboratorin e kokainës në Xibrakë.

“I vëllai i Ramës, thuaju shqiptarëve, çfarë donte Olsi Rama me makinën e grupit të Xibrakës jashtë shtetit 5 herë? Njeri jep targën për trafik me makinë, tjetri jep vëllanë. Këto duan të dëgjojnë shqiptarët, se janë të regjistruar me TIMS, me orë, me ditë, me çdo ditë. Të garantoj se ti dhe 20 mijë herë, çdo gjë që bën, për patriot nuk të pranon njeri” tha Berisha nga foltorja e Kuvendit sot në seancë plenare.

Kjo nuk është hera e parë që Berisha akuzon vëllain e kryeministrit për trafikun e kokainës, por nga ana e Olsi Ramës nuk ka pasur asnjë reagim për këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat