Gjosha: Duart e qeverisë të lidhura nga bandat, kauza jonë është të ndajmë politikën nga krimi

Shqipëria

Gjosha: Duart e qeverisë të lidhura nga bandat, kauza jonë është të ndajmë politikën nga krimi

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 21:44
Klajda Gjosha

Në Konventën e LSI-së, ish-ministrja e Integrimit, deputetja e LSI-së Klajda Gjosha, deklaroi se kauza e LSI-së është vendosur për të ndarë politikën nga krimi. Në fjalën e saj, Gjosha u shpreh se duhet t’u rikthejmë dinjitetin fëmijëve.

Ish-ministrja e Integrimit, përmendi testin që duhet të kalojë vendi, si për Reformën në Drejtësi por mbi për anëtarësimin në BE.

”Sot ndërkombëtarët por edhe qytetarët po testojnë vendosmërinë tonë për Reformën në Drejtësi, vendosmërinë tonë për rrugëtimin europian të Shqipërisë. Ne të gjithë në këtë tymnajë por shpeshherë edhe të vështirë për tu kutpruar, një gjë e them me bindje”,-tha Gjosha.

Gjosha akuzoi qeverinë ”Rama” se ka humbur funksionin pasi sytë u janë errësuar përballë tepsisë dhe duart u janë lidhur nga bandat dhe krimi. Ish-Ministrja foli hapur për një front të madh opozitar.

"Sot të gjithë ne jemi vënë përpara një testi, partitë politike janë përpara një testi për të treguar integritetin dhe vlerat që duhet të ketë shoqëria shqiptare. Sot ndërkombëtarët por edhe qytetarët po testojnë vendosmërinë tonë për Reformën në Drejtësi, vendosmërinë tonë për rrugëtimin europian të Shqipërisë. Ne të gjithë në këtë tymnajë por shpeshherë edhe të vështirë për tu kuptuar, një gjë e them me bindje. Qeveria e ka humbur kredibilitetin e saj, e ka humbur funksionin e saj sepse tashmë sytë e tyre janë errësuar përballë tepsisë super të madhe dhe duart e tyre janë të lidhura nga bandat dhe krimi. LSI si një parti e vendosur qartazi në krahun opozitar ka një detyrë madhore", tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat