Meta takon dy ministrat e Kosovës, Reshitajn dhe Hasanin

Shqipëria

Meta takon dy ministrat e Kosovës, Reshitajn dhe Hasanin

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 16:00
Presidenti i Republikës, Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Albena Reshitaj, Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Bajram Hasani, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë të Republikës së Kosovës.

Meta i kushtoi një rëndësi të veçantë zhvillimit të projekteve të përbashkëta si dhe promovimit të ndërsjellë të resurseve mjedisore, kulturore dhe turistike të dy vendeve tona.

 Presidenti Meta nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ministrive homologe të Kosovës dhe të Shqipërisë në zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e mjedisit, me theks të veçantë në mirëmbajtjen e lumenjve dhe të hapësirave të tjera të përbashkëta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat