Qershia mbi “tortën” 1 miliard dollarëshe, deputeti i PS zbulon projektin kryesor të qeverisë

Shqipëria

Qershia mbi “tortën” 1 miliard dollarëshe, deputeti i PS zbulon projektin kryesor të qeverisë

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 19:57
Deputeti i PS, Ervin Bushati

Deputeti i PS, Ervin Bushati, anëtar i komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave tha në studion e Report Tv se pika më e fortë e projektbuxhetit të vitit të arshshëm është konsolidimi fiskal, Rruga e Arbrit dhe nisja e projektit të investimeve 1 miliardë dollarë.

Ai theksoi se nuk do merren borxhe për ndërtimin e infrastrukturës, pasi kjo sjell pasoja të mëvonshme për brezat e ardhshëm. 

"Ka një rritje të fondeve për ministritë, p.sh Ministria e Brendshme ka një rritje prej 7%. Ka një konsolidim fiskal për vitin e ardhshëm. Përgjegjshmëria është pika më e fortë e këtij buxheti, d.m.th të mos dëmtojmë ekonominë sot duke i lënë peng nesër shoqërisë shqiptare një borxh të madh. Mund të ndërtosh infrastrukturën me para borxh, por kjo nuk është e shëndetshme. Në buxhetin 2018 është parashikuar të fillojë ndërtimi i Rrugës së Arbrit, është projekti 1 miliardë dollarë për investime. Po të jemi të besueshëm, paratë gjenden në treg, pra t'i investojmë në funksion të ekonomisë dhe zhvillimit të shoqërisë dhe jo t'i shpenzojmë kot. Para ka plot në botë sot, për një vend kaq të vogël, por duhet të jemi të besueshëm". 

Deputeti socialist nuk kurseu kritika për opozitën e cila sipas tij nuk diskuton për parametrat e buxhetit, por për tema të cilat i interesojnë asaj. 

"Njëherë në vit kur diskutohet për ekonominë, opozita e shpërdoron kohën për të folur për tema të cilat në fokusin e saj mund të jenë të rëndësishme por nuk i bëjnë favor opinionit apo interesit publik. Në të gjitha komisionet, më shumë se është bërë diskutimi real e konstruktiv për pr/buxhetin, se mund të ketë ide që mund të adoptohen, ka pasur kritika reale nga opozita dhe ne kemi reflektuar".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat