Sherr në kuvend, Ndreu: Nuk kam lidhje me drogën, Berisha: Ti je dhe polic, dhe bandit!

Shqipëria

Sherr në kuvend, Ndreu: Nuk kam lidhje me drogën, Berisha: Ti je dhe polic, dhe bandit!

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 19:56
Pjerin Ndreu dhe Sali Berisha

Berisha ka mbajtur fjalën e tij në kuvend nga ku ka akuzuar qeverinë se është e lidhur kryekëput me krimin, por pas ish kryeministrit, fjalën e ka marrë deputeti socialist Pjerin Ndreu, i akuzuar nga Berisha se ka bërë të mundur dhënien e patentave të Saimir Tahirit, nëpërmjet të vëllait.

Pjerin Ndreu ka replikuar me Berishën, duke i thënë se dikur kur ai ishte shef komisariati në Lezhë, e ka luftuar drogën dhe është përgëzuar prej vetë ish kryeministrit. Më tutje Ndreu ka mbrojtur familjen e tij duke thënë se askush nuk është marrë me drogë, dhe se i vëllai nuk asnjë lidhje me patentat e lundrimit të Saimir Tahirit (të gjetura në makiën e Ores Sotës, së bashku m e mbi 800 mijë euro).

DEBATI NDREU- BERISHA:

Ndreu: Nuk e njoh drogën dhe nuk jam marr me drogë. Unë kam kap ata që janë marrë me drogë dhe ti më ke përgëzuar edhe vet. As unë dhe as familja deri në brez, si nga mua dhe nga gruaja, nuk janë marrë me drogë. Vëllai im nuk ka asnjë lidhje me atë patentë që është e ligjshme. Dokumentet janë bërë në kohën e qeverisjes tënde të famshme, në 2010-2011. Talentin tend të gënjeshtrës dhe të shkon, por mos e lësho në dorë të kalamajve se e kanë deformuar”, tha deputeti Pjerin Ndreu.

Berisha: Pjerin nuk kam asnjë vërejte për familjen tendë, por ti je fatkeqësia e saj. Je dhe bandit dhe polic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat