Akuza të forta nga Berisha: Tahiri i dërgoi Ramës 3 milionë euro në zyrë

Shqipëria

Akuza të forta nga Berisha: Tahiri i dërgoi Ramës 3 milionë euro në zyrë

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 19:57
Sali Berisha

Gjatë fjalës së tij në Kuvend ish- kryeministri Sali Berisha u shpreh se Edi Rama dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri janë të përfshirë në trafikun e drogës.

Berisha theksoi se pas rënies së avionit me drogë në Ishëm, Tahiri për mos u shkarkuar nga detyra si ministër, i ka dërguar Ramës në zyrë 3 milionë euro.

"A nuk ishte opozita se në Ishëm ra avioni. Por jo vetëm në Ishëm. Edi Rama përgatiti shkarkimit? I dërgoi 3 milion euro në zyrë Saimir Tahiri Edi Ramës. Saimir Tahiri nuk u shkarkua. Me qindra herë denoncuam që vendi po mbushet me kanabis.

Po ju drejtohem juve socialistë që nuk jeni të kanalizuar. Juve që nuk e shikoni të ardhmen me krim. Unë u drejtohem juve sot i detyruar, sepse ata të cilët që duhet të ishin këtu kanë një javë që fshihen. Ata po fshihen se kanë mashtruar për shumë vite në këtë salle dhe kudo dhe kanë frikë nga vetja e tyre.

A  nuk kemi denoncuar ne Saimir Trafikun, se në vitin 2013 ishte i pari që importoi skafin. Edi Rama nuk e mori parasysh, do ti jepte atij portofolin më të rëndësishëm. A nuk jemi, pasi oficeri Zagani që zbuloi lidhjen me Habilajt. Ishte makina me targa e tretë më e rëndësishme ne vend, por Edi Ram e mbrojti përsëri. A i e shpalli ministër më të suksesshëm. A nuk jemi ne që denoncuam avionët me drogë. Cila ishte përgjigja e Ramës? Halucinacione dhe mushkonjat ju duken avion", tha Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat