Skandal në shkollat e Pogradecit, qytetarët zbulojnë mësuesit e dyshimtë

Shqipëria

Skandal në shkollat e Pogradecit, qytetarët zbulojnë mësuesit e dyshimtë

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 21:03
Ilustrim

Një denoncim mjaft i rëndë është bërë në Pogradec, në emërimet e mësuesve në këtë qytetet.

Faqja lokale “Reagoj për Pogradecin”, ka denoncuar publikisht emërimet e tanishme në arsim.

Në denoncimin e faqes “Reagoj për Pogradecin”, e cila ndër tjera i bën thirrje Policisë së Krimit Ekonomik të ndjekë abuzimet, shkruhet:

SKANDALI ME EMERIMET NE ARSIM.

Një denoncim i mbërritur në inbox na njeh me një tjetër SKANDAL me emërimet në sistemin arsimor në Pogradec. Zyra Arsimore në Pogradec e drejtuar nga ILIR TORRA nuk ka zbatuar ligjin për emërimin e mësuesve.

Behet fjale për mësues në lëndën Kimi. Nga 3 fituesit në portalin “Mësues Për Shqipërinë” qytetari bën me dije se vetëm një është emëruar konform ligjit,Celnik Torra i emëruar në Gusht.

Ndërsa, në 6 emërime të tjera drejtori Ilir Torra se ka përfillur fare renditjen e portalit. Qytetari bën me dije se vetëm një mësuese, Gisela Biba është favorizuar 3 herë në emërime nga një shkollë në tjetrën edhe pse ka mbaruar për Kimi është emëruar për Biologji.

“Sipas dispozitës Normative neni (me duket) 41 është e ndaluar që një mësuese që ka mbaruar vetëm për kimi të emërohet për biologji”, thotë qytetari.

Punësimet e dyshuara si të korruptuara:

1. Ermira Ademaj, nuk ndodhet në listën fituese

2. Gisela Biba Rotokal 2016

3. Gisela Biba Buçimas 2016

4. Evelina Kuqo, Grunjas, shkurt 2017 emërohet mësuese Bio-Kimie,nuk ndodhet ne listën e fituesve

5. Çelnik Kapri shkolla Gjergj Pekmezi

6. Gisela Biba diplomuar per Kimi , emeruar per Biologji “Koli Gusho”

FTOJMË POLICINË E KRIMIT EKONOMIK TË NDJEKË ABUZIMET NGA KREU I Z.A. ILIR TORRA.”

Deri tani, mësohet se nuk ka pasur asnjë reagim nga autoritetet përkatëse, dhe nëse ky denoncim rezulton i vërtetët atëherë do të jetë një skandal i madh për arsimin e rilindur të qeverisë së Edi Ramës. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat