Opozita jashtë negociatave për integrimi në BE, reagon ashpër ish-kryeministri Berisha

Shqipëria

Opozita jashtë negociatave për integrimi në BE, reagon ashpër ish-kryeministri Berisha

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 16:18
Sali Berisha

Pas njoftimit nga opozita se sot qeveria e ka përjashtuar nga bisedimet që po zhvillohen në Bruksel për integrimin eShqipërisë në BE ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Në një postim në facebook Berisha shkruan se Noriega po mbyll dyert e integrimit të Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Të dashur miq, mediat bëjnë të ditur sot se neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama, me sojin tjetër të bllokmenëve kanë përjashtuar fshehtas, si kulime të vërtetë, opozitën për të marrë pjesë në punimet e Këshillit të Stabilizin Asociimit të Shqipërisë me BE, që mblidhet në Bruksel për të diskutuar për procedimin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Me këtë akt primitiv, pinjollët e bllokmenëve mizore dëshmojnë se, me urrejtjen e tyre për opozitën, ata janë në gjendje të marrin çdo vendim antikombëtar. Ata dëshmojnë se kanë tmerr nga veprat e tyre të zeza, lidhjet me krimin, kanabizimin e Shqipërisë dhe korrupsionin galopant, dhe se ata nuk kanë kuptuar dhe nuk kuptojnë se Bashkimi Europian pranon vetëm vende që kanë opozitë të vërtetë.

Përjashtimi i opozitës nga Këshilli i Stabilizim Asociimit të Shqipërisë me BE është një akt tjetër, me të cilin neobllokmenët zhbëjnë një standard të vendosur para 6 viteve dhe që është i domosdoshëm në procesin e integrimit europian.

Me këtë akt ata tregojnë se jo integrimi i vendit, por lufta kundër opozitës është qëllimi i tyre me parësor.

Duke dënuar me forcën më të madhe këtë vendim të Edvin Kristaq Ramës, të përjashtimit të opozitës nga Këshilli i Stabilizim Asociimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian, si një akt atavist dhe antikombëtar i neobllokmenit Edvin Kristaq Rama dhe pinjollëve të tjerë të bllokut hoxhist, i bëj thirrje opozitës të jap çdo kontribut për hapjen e negociatave dhe demaskimin e Noriegës dhe narkoshtetit të tij në Europë dhe në botë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat