Daily Mail: Shihni çfarë bëjnë shqiptarët për të hyrë në Britani

Shqipëria

Daily Mail: Shihni çfarë bëjnë shqiptarët për të hyrë në Britani

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 22:58
Shqiptaret, Britani

Të rinjtë shqiptarë të dëshpëruar përdorin të gjitha mënyrat për të hyrë në Britaninë e Madhe. Kështu shkruan tabloidi “Daily Mail”. Shkrimi ilustrohet me disa foto të shpërndara në rrjetet sociale nga këta shqiptarë të cilët ia kanë dalë që të zbresin në ishull.


Ka tërhequr vëmendje selfia e disa të rinjve të futur në një kamion. Ata mbajnë edhe disa tuba për të marrë sadopak ajër të pastër për të mos u asfiksuar. Fotot janë marrë nga faqja e Facebook, “Shqiptarët në Londër” ku gjendet një album me titull: “Rrugës”. Në të tjera imazhe dallohen ID false.

Për ta thuhet se bëhen menjëherë pjesë e bandave dhe grupeve kriminale të shpërndarjes së drogës. Për këto grupe thuhet se janë nga më “të ashprat që Britania ka parë ndonjëherë”. Në një nga fotot e të rinjve të futur në kamion shkruhet: “Dashtë Zoti, do të jem në Angli për Vitin e Ri”.

Para pak ditësh një gjykatë në Londër dënoi një shofer kamioni me 8 vite burg për trafik qeniesh njerëzore. Ai pranoi se merrte 8 mijë £ për një vend në kamion ose 3 mijë £ për tu fshehur poshtë tij. Ka edhe foto shqiptarësh që shijojnë mbërritjen në Britani.

 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat