Peleshi takim me fermerët në Kafaraj: Marrim përgjegjësitë tona

Shqipëria

Peleshi takim me fermerët në Kafaraj: Marrim përgjegjësitë tona

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 15:22
Peleshi

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ishte sot në fshatin Kafaraj të Fierit, ku një sipërfaqe e konsiderueshme serash janë dëmtuar.

Në një takim me fermertë, Peleshi tha se do të marrin përgjegjësitë me sa munden, ndërsa  i premtoi atyre mbështetje.

“Puna qe eshtr bere kto dy- tre vjet per kanalet eshte e pakrahasueshme.Nuk po them qe ne kemi arritur te rehabilitojme te gjithe kanalet kulluese apo te bejme te gjithe skemat ujitese por è bere nje pune me e madhe dhe akoma me e madhe do vazhdoje te behet.

Bashkive u kemi dhene eskavatore te rinj, kemi dhene 60 eskavatore edhe Bashkia e Fierit ka bere nje pune sh te mire.Sot qe flasim kjo permbyetje nuk ka lidhje me punen e kanalave .

Kjo eshte situate e jashtezakonshme,ka dale Vjosa ,ka dale Shkumbini nga shtrati dhe eshte e pashmangshme. Edhe ne vendet e zhvilluara do te ishte kjo situate. Ky è nje hall i perbashket,nuk eshte vetem halli juaj ,è dhe halli jone. Me mundesine tona dhe me mundesite e tjera nga partneret tane te BE-se, per vepra parandaluese dhe per demshperblime ne do te bejm punen.Eshte detyra jone qe te ngrejme sa me shume fonde per te qene prane jush.Nuk do te lejme njeri pa mbeshtetur.

Po punohet ne kushtet e nje gjendje te jashtezakonshme. Do te marrim pergjegjesite tona brenda mundesive. Do te behen vlerese transparente sa jame demet dhe mundesite dhe do tiu mbeshtesim. Nese demtoheni ju, demtohemi ne sepse sebashku jemi nje familje e madhe.”, u shpreh ministri Peleshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat