Nesër pezullohet mësimi në 27 shkolla

Shqipëria

Nesër pezullohet mësimi në 27 shkolla

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 16:54
Lindita Nikolla

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka bërë me dije se ditën e nesërme do të pezullohet mësimi në 27 shkolla në të gjithë vendin për shkak të përmbytjeve nga motit të keq.

Sipas ministres, mësimi do të pezullohet në disa shkolla në Vlorë, në Fier, në Kamëz, në Dibër, në Kukës, në Krujë, Tiranë e Pukë.

“Në Kukës dy shkolla, 9-vjeçare fshati Grykëçaj, cikël i ulët Domaj në Kolesjan, Bicaj; në Pukë dy shkolla, në shkollën e mesme të bashkuar Iballë, në shkollën 9-vjeçare Fierzë në Fushë-Arrëz; në Dibër tre shkolla, shkolla 9-vjeçare “Katund i Ri”; në Krujë një shkollë “Vesel Brama” në Nikël; në Tiranë në një shkollë në një institucion të arsimit parashkollor, “Gjysylkanje” në Pezë dhe në kopshtin “Bashkim Berisha” në Ndroq; në Kamëz janë dy shkolla, shkolla “Niko Hoxha” Valias dhe Dritas në Zall-Herr; në Kavajë është shkolla 9-vjeçare në Golem; në Fier 9 shkolla, “Lëvizja Demokratike Povelsh”, shkolla në Darzezë e Re, shkolla në Ferras, shkolla “Xhevit Fetahu” në Bishan, shkolla në Boçovë, shkolla në Pishë, shkolla në Çerven dhe shkolla e mesme bujqësore “Rakip Kryeziu”; në Vlorë 5 shkolla, shkolla “Ismail Qemali” në Novoselë, “Kafil Malaj” në Novoselë, “Loni Mone” në Novoselë, dy në Selenicë”, bëri me dije ministrja Lindita Nikolla.

Në shkollat ku nuk do të rifillojë mësimi nesër për shkak të përmbytjeve, do të ketë një njoftim të dytë për zëvendësimin e orëve të humbura.

Ndërkohë, në shkollat e tjera që nuk janë të prekura, mësimi do të vijojë normalisht ditën e nesërme pas ndërprerjes javën që sapo kaloi për shkak të motit të keq.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat