Berisha zbulon skandalin në Elbasan: Kush i vodhi dosjet e bujshme të prokurorisë

Shqipëria

Berisha zbulon skandalin në Elbasan: Kush i vodhi dosjet e bujshme të prokurorisë

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 15:24
Sali Berisha

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin që i vjen nga një oficer dixhital, ku ky i fundit publikon disa të dhëna rreth skandalit me dosjen e bujshme në prokurorinë e Elbasanit.

Oficeri i policisë shkruan se pas zhdukjes së 3 fashikujve në dosjen me rëndësi fshihen kryeministri Rama, ndërsa tregon se kush fshihet pas tre dosjeve të bujshme që janë zhdukur në Elbasan.

 “Pershendetje doktor jam nje oficer policie desha te ju njoftoj se vjedhja dosjeve te bandave te pushtetit ne prokurorine e Elbasanit ketu flitet gjersisht se esht urdherua nga larte fare. Per kete akt te pashembullte jane ngarkuar thuhet nga vet Rama drejtoret Çako dhe Qato naryrisht jane keqperdore ne krim nga policia edhe punonjes te prokurorise. Vjedhja e dosjeve esht bere sipas nje skenari te pregatitur me kujdes per zhdukjen e gjurmve. Disa muaj me nga kasaforta me sekrete e Ministrise se Brendeshme u vodhen 12 raportet me sekrete te kesaj ministrie, tani vidhen tre dosjet kryesore te operacionit forca e le..( me falni per shprehjen).” – shkruhën në postimin e Berishës.

Ndërkohë, dje prokurorja e Elbasanit, Armanda Xhaferri denoncoi faktin se në zyrën e saj mungonin tre fashikuj të një dosje të rëndësishme dhe me impakt të lartë publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat