Berisha i drejtohet Ramës: Je mizogjeni i vetëm në parlament, kërkoji falje Violeta Manushit

Shqipëria

Berisha i drejtohet Ramës: Je mizogjeni i vetëm në parlament, kërkoji falje Violeta Manushit

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 18:42
Sali Berisha

Kjo e hënë është një seancë e posaçme plenare për dhunën ndaj grave, por nuk ka vonuar shumë dhe është kthyer në një betejë politike.

Kësisoj, ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza drejtuar Edi Ramës, duke e cilësuar si të vetmin mizogjen (fjalë nga greqishtja e lashtë, që nënkupton urrejtje ndaj femrave) të politikës shqiptare, i cili sipas demokratit duhet t’i kërkojë fale Violeta Manushit për fjalët që ai ka thënë për të.

Sali Berisha: Në politikën shqiptare ka një person që njihet botërisht si mizoken dhe ai nuk është këtu, por nxin me mungesën e tij. Sa për dijeni, të paktën kini kurajo dhe ndërshmëri qoftë edhe postmortëm ti kërkoni ndjesë Violeta Manushit për fjalët që i tha mizokeni në krye tuaj.

Vite më parë kur diskutohej prishja apo jo e Teatrit Kombëtar, Edi Rama do të shprehej me ironi duke iu përgjigjur artistëve që ishin kundër prishjes së TK në të tillë mënyrë:

-Po cdo varni aty? Breket e Violeta Manushit? Breket e kuqe te Violeta Manushit nuk jane breket e Greta Garbos.!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat