Pse Berisha i dha “timonin” e PD Lulzim Bashës? E zbulon aleati i demokratëve

Shqipëria

Pse Berisha i dha “timonin” e PD Lulzim Bashës? E zbulon aleati i demokratëve

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 19:52
Lulzim Basha dhe Sali Berisha

Kreu demokristian Nard Ndoka tha se Lulzim Basha është një politikan karriere që ka futur një frymë perëndimore jo vetëm në Partinë Demokratike, por në të gjithë politikën shqiptare.

Në studion e Syri, Ndoka tha se Basha ka treguar karizmën e tij politike në përballjet që ka pasur në garat e brendshme në PD, qoftë atë përballë zotit Sokol Olldashi ashtu edhe në garën e fundit përballë Eduart Selamit.

“Gjithashtu Basha u përball edhe me grupimin e të pakënaqurve në Partinë Demokratike dhe mendoj se këto janë përballje që nxorën në pah jo vetëm karizmën dhe profilin e Lulzim Bashës, por edhe përgatitjen e tij si një politikan perëndimor. Mendoj se kjo është arsyeja kryesore pse zoti Berisha duket se vendosi që timonin e Partisë Demokratike t’ia besonte Bashës, pasi ish-kryeministri ka pasur bashkëpunëtorë të ngushtë ndër vite”, tha Ndoka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat