Kur ish-deputeti fliste për vëllanë: Historia e Aleksandrit me vajzën në Itali dhe akuzat për prostitucion

Shqipëria

Kur ish-deputeti fliste për vëllanë: Historia e Aleksandrit me vajzën në Itali dhe akuzat për prostitucion

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 15:05
Aleksandër Ndoka dhe Arben Ndoka

Arben Ndoka humbi dje vëllanë i cili mbeti i vrarë pas një atentati me 14 plumba në Lezhë.

Dikur në vitin 2015, kur ai dorëzoi mandatin, përmendi gjatë edhe historinë me vëllanë e Aleksandër Ndoka.

Në letë ai shkruan se ka marrë një dënim ta pamerituar nga gjykata italiane vetëm se futi në shtëpi të vëllanë bashkë me ish-të dashurën, e cila më pas e akuzoi për prostitucion.

Një pjesë nga letra 

Më 6 mars të vitit ’91 plasi eksodi dhe unë ika me anije nga Shëngjini për në Itali. Isha 16 vjeç e gjysmë. Pas 23 orë udhëtim mbërritëm në Itali. Qëndrimi im atje zgjati vetëm 6 muaj dhe bashkë me rreth 50 minorenë na rikthyen nëpër shtëpia. Në vitin 1993 iku vëllai. Pak me vonë e mora prapë rrugën me Skaf dhe u bashkova me tim vëlla që punonte në një fabrikë hekuri. Pas pak kohësh që ishim bashkë vëllai u rikthye në Shqipëri, ndërsa unë vazhdova të rri atje. Një ditë vëllai vjen prapë në Itali dhe i telefonon një djali nga Lezha, i cili kishte makinë. l thotë që të shkonte ta merrte në Leçe, sepse kishte djegur këmbën gjatë udhëtimit me Skaf dhe as në këmbë nuk rrinte dot. Erdhi tek unë me një vajzë me të cilën kishte një lidhje. Ata qëndruan tek shtëpia, ku unë jetoja përafërsisht një javë dhe pastaj shkuan në Romë tek një shok i vëllait. Nga ai moment humba dhe kontaktet me ta. Në atë kohë s’kishte telefona si sot dhe ne shqiptarët mblidheshim në një klub të dielave për t’i telefonuar familjeve.

Më vonë mësova që vajza ishte lidhur me një punonjës policie. Ai mbi bazën e një denoncimi të saj kishte sajuar një kontroll në shtëpinë e vëllait dhe në procesverbalin e kontrollit ishte shkruar që në shtëpinë e tij u gjeten 1000 dollarë false dhe një peshore droge. Në fakt ishte e sajuar kjo gjë. Nga lidhja e vajzës me policin që u nda edhe nga gruaja për të bashkëjetuar me të, taksirati ynë s’pati fund. Më ndalojnë edhe mua sepse sipas policisë duhet të jepja sqarime pse i kisha mbajtur ata të dy një javë në shtëpi. Kur doli vëllai në gjyq gjykatësi kërkoi provat materiale që në fakt nuk dolën askund, as peshore droge as dollarë false. Akuzat mbetën pezull dhe im vëlla doli në hetim të lirë. Kohë më vonë, krejt rastësisht, bashkë me një shokun e tij i cili sot punon në Kolsh të Lezhës, vëllai ndeshet në rrugë me policin italian dhe me këtë vajzën.

Që të dy (vëllai dhe shoku i tij) i kërkojnë vajzës që të bisedojnë. lm vëlla ishte shumë i dashuruar me vajzën dhe ajo ditë mbyllet me sherr me italianin. Por vajza e kishte bërë zgjedhjen e vet me policin italian; ai sherr ka nxitur sulmin fatal mbi tim vëlla që solli pasojën fatale për mua. Çfarë e ka sajuar polici, vajza e ka firmosur dhe çështja ka shkuar e rënduar sa s’ka në kanalet gjyqësore. Nga e gjithë kjo histori që u mundova ta përmbledh sa më qartë, mua më kanë mbetur peshqesh në mungesë dhe në padijeni totale, 3 vjet e 6 muaj për favorizim prostitucioni (për faktin që ata të dy kanë qëndruar në shtëpinë time një javë, e Cila për të mos krijuar keqkuptime sqaroj se ishte e një djali që punonte me mua në furrë buke me të cilin ndanim qiranë) dhe 4 Vite për rrëmbim personi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat