Muçi: Kam hetuar “Bandën e Lushnjës”, ja pse kryeprokurori ka qenë në konflikt interesi

Shqipëria

Muçi: Kam hetuar “Bandën e Lushnjës”, ja pse kryeprokurori ka qenë në konflikt interesi

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 18:43
Besnik Muçi

Besnik Muçi është prokurori i katërt që po shpalos para Komisionit të Ligjeve platformën e tij për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm, pas largimit të Adriatik Lallës.

“Kam kryer hetime të rëndësishme dhe me sukses. Hetime patën ndikim të madh dhe procedime të suksesshme. Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kam hetuar çështje të bandave kriminale, të gjitha kategoritë e krimeve, ku spikat ‘Banda e Lushnjës’, ‘Banda e vjedhjes së kasafortave’ dhe ‘Banda e babagjyshëve’. Kemi hetuar së bashkë me policinë në lidhje me trafikun e narkotikëve. Kam hetuar vrasës me pagesë, ‘Banda e tritolit’, ‘Banda e Tafilit’ ”,   tha Muçi.

Mandej ku i fundit theksoi se Prokurori i Përgjithshëm ka qenë në konflikt interesi. “Kushtetuta e ngarkonte me hetim. Kushtetuta e ngarkonte me emërim dhe transferim të prokurorëve”, tha ai. Sipas Muçit kjo praktikë duhet të marrë fund, pasi kryeprokurori s’mund të ketë në dorë në një kohë ndjekjen penale dhe karrierën e prokurorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat