Qytetari digjital i Berishës ka diçka për të shtuar për lidhjen Tahiri-Sota

Shqipëria

Qytetari digjital i Berishës ka diçka për të shtuar për lidhjen Tahiri-Sota

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 17:55
Sali Berisha

Duket se për çështjen më të nxehtë, atë të akuzave të ish-ministrit Saimir Tahari, të gjithë kanë diçka për të shtuar.

Dhe mendimeve të qytetarëve, u jep zë mësëmiri ish-kryeministri Sali Berisha, përmes rubrikës së tij të njohur ‘Qytetari Dixhital’.

Në një postim bërë ditën e sotme, Berisha duke cituar mesazhin që ia ka dërguar një qytetar, shkruan se Orest Sota njihet shumë mirë me Saimir Tahirin, madje ai i ka qenë në ditëlindje ish-ministrit.

Po ashtu, qytetari dixhital i Berishës, thotë se ditëlindja e Tahirit, është bërë me 30 tetor tek lokali i kunatit të tij, që ndodhet pranë sheshit ‘Shqiponja’, në Tiranë.

Kujtojmë se Orest Sota, është i arrestuar, pasi disa javë më parë, iu gjetën më shumë se 800 mijë euro në makinë, dhe po ashtu, aty iu gjetën edhe dy patenta të Tahirit.

Reagimi i Berishës

Lidhjet Tahiri-Sota!

Qytetari dixhital denoncon:

-Mashtrimin e Tahirit se ai nuk njihet me Soten!

-Pjesemarrjen ne festimin e ditelindjes se Tahirit!

Lexoni mesazhin e tij. sb

“Pershendetje Doktorr Berisha!

Uroj dhe shpresoj te jeni mire,duke pare ngjarjet e fundit per sa i perket ceshtjes "Sota"&"Tahiri" kisha dhe une dicka per te shtuar duke qene se Tahiri mohon lidhjet e tij me kete te fundit ,te lutem beji nje pyetje meqe une si qytetar i thjeshte nuk mundem tia bej.

Si ka mundesi qe Orest Sota (i panjohur per Tahirin)Me date 30 tetor 2017 ka qene i ftuar ne ditelindjen e Saje Qorrit dhe e kane festuar ne lokalin e kunatit te Sajes qe ndodhet ne zonen Prane Sheshit Shqiponja.

Te pershendes Doktorr.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat