Lu në Prokurori, takim me Kryeprokuroren Arta Marku

Shqipëria

Lu në Prokurori, takim me Kryeprokuroren Arta Marku

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 10:28
Ambasadori amerikan Donald Lu

Ambasadori amerikan Donald Lu ka takuar paraditen e kësaj të enjte kryeprokuroren e Përkohshme, Arta Marku.

Takim i Lu-së me Markun, vjen 3 ditë pasi kjo e fundit u vu në krye të këtij institucioni, në një seancë ku nuk munguan përleshjet mes opozitës dhe mazhorancvës.

Një ditë më parë, ambasadori Lu takoi edhe kreun e PD-së Lulzim Basha si dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Në takimin që Lu pati me Bashën, lideri i opozitës ka qenë i prerë se nuk do të pranohet zgjedhje e kryeprokurores, pasi sipas, është bërë në shkelje të hapur me Kushtetutën.

Ndërsa, Kryemadhi i ka kërkuar ambasadorit amerikan një gjykim më objektiv lidhur me situatën e tanishme, duke denoncuar edhe dhunën e ndodhur ditën e hënë, ku gjatë protestës një deputetet e LSI-së mbeti e gjakosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat