Basha takon kryeparlamentarin e Maqedonisë, zbulhet mesazhi dhe dhurata që i dha Xhaferrit

Shqipëria

Basha takon kryeparlamentarin e Maqedonisë, zbulhet mesazhi dhe dhurata që i dha Xhaferrit

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 14:35
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në takim kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në takim kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferri.

Basha ndau vlerësimin dhe kenaqësinë që sjell caktimi i tij në krye të Parlamentit në vendin fqinj, si një shenjë kjo e emancipimit politik dhe progesit të shoqërisë maqedonase, si tregues i ecjes përpara në realizimin e të drejtave të shqiptarëve, dhe si pikë kulmore e bashkejetesës demokratike.

"Partia Demokratike e ka interesin e shqiptarëve dhe interesin kombëtar, në krye të qëndrimeve dhe vokacionit të saj politik", tha Basha. 

Basha tha se PD ka mbështetur dhe ka nxitur vazhdimisht respektimin dhe përmbushjen e plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe integritetin territorial të Republikës së Maqedonisë, si një interes strategjik i vendit tonë.

"Përmbushja e plotë e Marrëveshjes së Ohrit me avancimin e mëtejshëm të të drejtave të shqiptarëve dhe gjuhës shqipe atje, është rruga drejt sigurisë dhe stabilitetit në Maqedoni dhe më gjërë në rajon. Partia Demokratike do të vazhdojë të mbështesë pa u kursyer procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO", tha kreu i opozitës. 

Duke u ndalur në zhvillimet e brendshme, kryetari i opozitës, vuri në dukje se rreziku kryesor që kanos ëndrrën europiane për Shqipërisë dhe vendet e tjera të rajonit, është korrupsioni dhe krimi i organizuar i lidhur me qeverinë.

“Korrupsioni dhe krimi I lidhur me qeverinë, janë armiku numër një i demokracisë, i ekonomisë, i qytetarëve”, u shpreh Basha, duke theksuar se përgjigja ndaj këtyre fenomeve është ngritja dhe konsolidimi i institucioneve të pavarura, sidomos atyre të drejtësisë.

Basha bëri të ditur se opozita në Shqipëri do të luftojë deri në fund, për Kushtetutën, dhe për drejtësinë e pavarur që lufton krimin e korrupsionin. Ndërsa siç shikojmë Xhaferrika marrë edhe një dhuratë simbolike nga ana e Bashës që lidhet me një nga figurat më të njohura të kombit tonë, Gjergj Kastriot Skënderbeun. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat