Sot votohet rezolutë anti-SHBA në OKB, Berisha: Vota pro, votë kundër interesit shqiptar

Shqipëria

Sot votohet rezolutë anti-SHBA në OKB, Berisha: Vota pro, votë kundër interesit shqiptar

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 16:50
Sali Berisha

Organizata e Kombeve të Bashkuara do të diskutojë sot një rezolutë anti-Amerikane në lidhje me vendimin që Presidenti Trump mori, duke njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Shqipëria deri më tani ka shprehur qëndrimin e saj kundër këtij vendimi të presidentit të SHBA.

Në lidhje me këto zhvillime ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai shkruan në faqen e tij në Facebook, se vota pro kësaj rezolute është votë kundër interesit të shqiptarëve.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Në OKB do votohet një rezolute anti-amerikane!

Vota në OKB për dënimin e vendimit të Presidentit Trump për Jerusalemin, është votë kundër interesit kombëtar të shqiptareve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat