Berisha thirrje të fortë për shqiptarët: Në këmbë të përmbysim kriminelët

Shqipëria

Berisha thirrje të fortë për shqiptarët: Në këmbë të përmbysim kriminelët

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 22:48
Sali Berisha

Pasi Byroja e Kuvendit mori vendimin për të përjashtuar me 10 ditë 7 deputetë të opozitës pas seancës së ditës së hënë, reagon ish- kryeministri Sali Berisha.

 Ai u bën thirrje shqiptarëve që të ngrihen për të rrëzuar atë që e quan shtet të kriminelëve dhe trafikantëve.

“Ndarja me te keqen, urgjence e urgjencave!

Shqiptare, ne kembe te permbysim kriminelet, trafikantet ne pushtet!

Te dashur miq, sot kryehorri i Shqiperise dhe Noriega i Europes perjashtoi nga parlamenti 7 deputete te opozites, te cilet ne nje perpjekje ekstreme u perpoqen pa sukses te mbrojne Kushtetuten, ligjin e vendit nga skizofreni qe mjekohet me kokaine, kryetrafikanti i vendit Edvin Kristaq Rama.

Ky vendim eshte nje deshmi tjeter e asgjesimit perfundimtar te parlamentit pluralist te vendit nga baronet e droges dhe krimit te narko-shtetit shqiptar.

Ky akt deshmon se ne Shqiperine e narko-shtetit te Norieges nuk ekziston me parlament por narko-parlament, strofull droge dhe krimi.

Ky vendim fton shqiptaret te ngrihen ne lartesine e pergjegjesive qytetare dhe te ndahemi sa me shpejt me te keqen, dhe me revolten tone te permbysim nje minute e me pare, me te gjitha mjetet e mosbindjes civile pushtetin e krimit, droges te skizofrenit qe mjekohet me kokaine, kryehorrit te vendit, bastardit te xhelateve hoxhist, Edvin Kristaq Rames!”, shkruan Berisha.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat