Berisha “shpërthen” pas votës shqiptare kundër SHBA-ve: Një akt i rëndë antikombëtar

Shqipëria

Berisha “shpërthen” pas votës shqiptare kundër SHBA-ve: Një akt i rëndë antikombëtar

Nga: Bota sot Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 23:38
Sali Berisha

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha, ka reaguar pas votimit të Shqipërisë kundër SHBA-ve dhe presidentit Donald Trump për “Jeruzalemin”, në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha e ka quajtur votën e Shqipërisë kundër Trump, akt të rëndë antikombëtar, përcjell Bota sot.

Sipas Berishës, politika e jashtme shqiptare, përfaqëson interesat e baronëve të drogës dhe balonezëve neo-bllokmenë të krimit dhe jo të shqiptarëve.

Më poshtë reagimi i plotë:

Nje akt i rende antikombetar i klikes se neo-bllokmeneve me ne krye Noriegen e Europes!

Sot klika e noe-bllokmeneve hoxhist, me ne krye bastardin e xhelateve te shqiptareve Koleka, Rama votoi ne OKB, ne traditen aterore, kunder SHBA, vendit i cili nga vitet 20 te shekullit te kaluar deri sot ka luajtur rol percaktues ne lirine e kombit shqiptar.

Duke denuar me ashpersi kete qendrim shtoje se me kete akt politika e jashtme e Shqiperise shnderrohet ne nje politike te mirefillte antikombetare. Ajo perfaqeson interesat e baroneve te droges dhe balozeve neo-bllokmene te krimit dhe jo te shqiptareve. sb/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat