Si e ka pritur baza demokrate aleancën PD- LSI? Përgjigjet Sali Berisha

Shqipëria

Si e ka pritur baza demokrate aleancën PD- LSI? Përgjigjet Sali Berisha

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 18:09
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha është vënë përballë pyetjes së vështirë, sesi e ka pritur baza dhe militantët demokratë, bashkëpunimin e ngushtë dhe aleancën mes PD-së e LSI-së në këtë pikënisje të katërvjeçarit të opozitës.

Në një intervistë për televizionin Klan, Berisha fillimisht shprehet se qytetarët shqiptarë janë përballë një personi i cili për nga rreziku vjen pas Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë. Berisha thekson se Rama është një njeri apatrid ( një person që nuk i përket asnjë shtetësie, në këtë konteks i përdorur në sensin pezhorativ) dhe vendimi i djeshëm kundër SHBA-ve në OKB është vetëm njëri ndër aktet e tjera madhore dhe antikombëtare që përgatit kryeministri.

E kësisioj, arsyeton Berisha në përgjigjen e tij, rrëzimi i këtij kryeministri justifikon çdo aleancë politike, jo vetëm me LSI-në, por me çdo forcë politike, qytëtar apo media të vendit.

Si mendoni se mund të pritet nga militantët e PD, kjo aleancë re mes PD dhe LSI?

Berisha: Unë mendoj se Edi Rama përbën, pas Enver Hoxhës dhe diktatorit Ramiz Alia rrezikun më të madh të këtij kombi. Unë i siguroj shqiptarët se atë që kanë parë dje me votën e pabesë ndaj SHBA është vetëm fillimi, se shumë shpejt do të shohin akte të tjera madhore antikmbëtare nga një njeri apatrid, për të cilin kombi është hiç gjë, para pushtetit të lëkurës së tij personale. Ndaj dhe rrëzimi i tij justifikon çdo aleancë jo vetëm me LSI, por me çdo forcë tjetër politike, me çdo qytetar të këtij vendi, me mediat dhe është një emergjencë madhore kombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat