Sali Berisha: Kosova, Jerusalemi i shqiptarëve

Shqipëria

Sali Berisha: Kosova, Jerusalemi i shqiptarëve

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 18:13
Sali Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha e quan akt antikombëtar dhe një akt pabesie ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës votën e Shqipërisë kundër rezolutës së Shteteve të Bashkuara në OKB për Jerusalemin.

Ai nuk ka asnjë mëdyshje se Shqipëria duhet të ishte rreshtuar krah Washingtonit.

“Ky ishte një akt madhor fondamental antikombëtar i klikës në pushtet. Jerusalemi i shqiptarëve është Kosova. Ndaj dhe kjo që bëri Edi Rama ishte një akt ekstrem pabesie ndaj një vendi që ne i detyrohemi”.

I pyetur për votën abstenim të Shqipërisë në 28 Nëntor të 2012, që Palestina të merrte statusin e vëzhguesit në OKB, ish-Kryeministri thotë se vendimi i atyre viteve nuk e penalizoi Shqipërinë dhe se vetëm një votë kundër Shteteve të Bashkuara mund të kishte sjellë pasoja katastrofike për mbarë botën.

“Ajo nuk ishte asgjë tjetër, vetëm një rezolutë që kërkonte të shmangte Shtetet e Bashkuara nga zgjidhja e problemit. Edhe ai problem pa Shtetet e Bashkuara nuk zgjidhet kurrë. Përkundrazi, pa Shtetet e Bashkuara ai problem mund të çojë drejt një lufte botërore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat