Ndryshon ligji për “makinat e luksit”, shtohen edhe 909 automjete

Shqipëria

Ndryshon ligji për “makinat e luksit”, shtohen edhe 909 automjete

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 15:46
Ilustrim

Në ligjin për taksat kombëtare ka pësuar ndryshim trajti mi i atyre që quhen mjetet e luksit, ku për efekt takes. “Automjete Luksoze” do të – konsiderohen autoveturat deri në 6+1. Kështu thuhet në ligjin nr.104/2017 Për disa ndryshime në ligjin nr.9975, datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare”, i botuar vetëm pak ditë më parë në “Fletoren Zyrtare”. Në kuadër të paketës fiskale ka pësuar një ndryshim neni 11 “Tarifa shërbimi”(gërma ç), ku janë hequr tarifat për shërbime gjyqësore, pasi ato do të reflektohen në një ligj të veçantë, duke parashikuar që fusha e zbatimit të këtij ligji të shtrihet mbi tarifat për veprime e shërbime të administratës së Ministrisë së Drejtësisë, prokurorisë dhe noterisë (ndryshim, i cili do hyjë në fuqi më 1 Qershor 2018).

Vendimi për “makinat e luksit” vjen si korrigjim i një parashikimi ligjor, që ka rezultuar se ka krijuar shteg për evazion fiskal. “Ky propozim ka ardhur nga DPTSHRR në cilësinë e agjentit që mbledh taksën e regjistrimi fillestar dhe taksën e përvitshme për automjetet luksoze. Ky institucion ka përcjellë shqetësimin lidhur me kërkesën e pronarëve të mjeteve për të bërë ndryshim konstruktiv të mjeteve të cilët kanë cilindratë më të madhe më të madhe se 3000 cm3; ose vlerën/ çmimin të barabartë ose më shumë se 5 000 000 lekë, lidhur me numrin e vendeve duke kërkuar uljen nga 4+1 në 6+1.

Kjo kërkesë bëhet me qëllim shmangien e kësaj takse. Sipas DPTSHRR, janë rreth 909 autovetura te regjistruara aktualisht me kapacitet 6+1 të cilat i janë nënshtruar modifikimeve për arsye të evitimit të kësaj takse. Efekti negativ në buxhetin e shtetit është 19.000.000 lekë nga mostaksimi i kë- tyre automjeteve të cilat duhet të konsiderohen makina luksi. Për këtë qëllim propozohet me anë të këtij ligji rritja e kapacitetit të vendeve nga 4+1 në 6+1” shkruhet në relacionin e nismës. Ligji është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 222, datë 19.12.2017 dhe hyn në fuqi me datë 01 Janar 2018, me përjashtim të pikës 2 që hyn në fuqi me 1 Qershor 2018.

Ligji

Nr. 104/2017 PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9975, DATË 28.7.2008, “PËR TAKSAT KOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime: Neni 1 Në nenin 2, pika 5, fjalët “autovetura deri në 4+1” zëvendësohen me fjalët “autovetura deri në 6+1”. Neni 2 Në nenin 11, pika 1, shkronja “ç” ndryshohet si më poshtë: “ç) tarifa për veprime e shërbime të administratës së Ministrisë së Drejtësisë, prokurorisë dhe noterisë;”. Neni 3 Ky ligj botohet në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi më 1 janar 2018, me përjashtim të nenit 2, që hyn në fuqi më 1 qershor 2018. Miratuar në datën 30.11.2017 Shpallur me dekretin nr. 10685, datë 15.12.2017, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat