Berisha thirrje shqiptarëve: Jemi komb i lashtë, duhet të ngrihemi kundër të keqes në 2018

Shqipëria

Berisha thirrje shqiptarëve: Jemi komb i lashtë, duhet të ngrihemi kundër të keqes në 2018

Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 18:45
Sali Berisha

Ishte një “vit horribilis”....

Ish kryeministri Sali Berisha ka përdorur latinishten për të përcaktuar vitin që po lëmë pas, si një vit të tmerrshëm fatkeqësisht për shqiptarët. Përmes një postimi në rrjetin social, Berisha ka publikuar një videomesazh për shqiptarët e fillimisht i ka uruar ata për Natën e Ndërrimit të Viteve.

Por Berisha nuk i është shmangur politikës, e kësisoj ka kujtuar një pjesë të poemës së mirënjohur të Pashko Vasës (O moj Shqypni) teksa ka recituar këto vargje:

“Shkon bota sipri, me kambë, të shklet 

E nji fjalë t'ambël askush s'ta flet.”

Berisha ka bërë një analizë të plotë të eventeve më të turbullta e të shëmtuara që kanë goditur vendin tonë këtë vit që po lëmë pas, ndërsa në fund të mesazhit të tij, ai i është drejtuar shqiptarëve me një thirrje.

“Por ne jemi komb i lashtë, jemi përballur me qindra e mijëra vështirësi... kemi ditur të krijojmë shpresën e danj vitin 2018, fton më shum shqiptarët që të krijojnë shpresën, të ngrihen në lartësinë e virtyteve të tyre, të mos pranojnë të keqen dhe të përmbysin këtë klikë që nuk ka interesa kombëtare por vetëm interesa kriminale”-shprehet Berisha.

Për më tepër ndiqni videomesazhin:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat