Dëbora, ministria e Infrastrukturës: Akset rrugore ku duhet të keni kujdes!

Shqipëria

Dëbora, ministria e Infrastrukturës: Akset rrugore ku duhet të keni kujdes!

Më: 4 janar 2018 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë me dije akset rrugore në vend, të cilat janë bllokuar për shkak të dëborës së rënë gjatë ditës së djeshme.  

Përmes një njoftimi për mediat, kjo ministri bën me dije se në rajonin e Shkodrës ka pasur probleme me disa rrugë, të cilat janë pastruar nga kontraktorët.

Po ashtu, siç bëhet e ditur, për të mbajtura të hapura rrugët dhe si pasojë e ngricave po vazhdohet të hidhet kripë.

Probleme ka pasur edhe në disa akse të tjera rruge, por pas ndërhyrjeve është bërë e mundur zhbllokimi i tyre.

Njoftimi i plotë:

Ne Rajonin Verior Shkoder: Ka patur rreshje bore gjate nates, te cilat jane pastruar dhe vazhdojne te pastrohen nga kontraktoret. Gjithashtu vazhdon edhe shperndarja e kripes. Te gjitha akset qarkullohen pa zinxhire. 

Ne Rajonin Jugor Gjirokaster:  Te gjitha akset e Qarkut te Korces qarkullohen pa zinxhire, me perjashtim te aksit K/Boboshtice - Dardhe, ku rekomandohen zinxhiret, per shkak te sasise se bores dhe temperaturave te uleta. Kontraktoret jane ne gadishmeri dhe po vazhdojne pastrimin dhe kriposjen e akseve.

Ne Rajonin Qendror Tirane: Segmenti nga Vilat Qeveritare-Maja e Dajtit eshte e bllokuar. Segmenti Qafe Molle – Bize kalohet me zinxhire. Ne segmentin Lunik-Stebleve rekomandohen zinxhiret.

Gjendja është me e mire për kalueshmërinë e akseve, pasi temperaturat kane qene me te larta ne oret e mesdites. Megjithate, me afrimin e oreve te mbremjes, perdoruesit e rruges duhet te tregojne kujdes dhe te levizin me shpejtesi te reduktuar ne zonat me prezence bore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat