Heqja e mandatit të dy deputetëve, reagon ambasada amerikane

Shqipëria

Heqja e mandatit të dy deputetëve, reagon ambasada amerikane

Më: 5 janar 2018 Në ora: 17:02
Ambasada amerikane

Ambasada amerikane ka reaguar menjëherë pasi KQZ ka vendosur të heqë mandatin e deputetit për Aqif Rakipin e PDIU dhe Gledion Rahovicën e LSI. Ambasada shprehet se kjo gjë që ka ndodhur sot, ky vendim është një provë se procesi i dekriminalizimit vazhdon.

“Vendimi për deputetët Aqif Rakipi dhe Gledion Rahovica është dëshmi se procesi i dekriminalizimit vazhdon. Ne mirëpresim vendimin e marrë nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ky vendim është një shenjë pozitive e ligjit për dekriminalizimit”, shprehet në reagim ambasada e SHBA-ve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat