Paralajmërimi i Metës/ Bashkëpunim i shkëlqyer trilateral Shqipëri-Greqi-Maqedoni

Shqipëria

Paralajmërimi i Metës/ Bashkëpunim i shkëlqyer trilateral Shqipëri-Greqi-Maqedoni

Më: 5 janar 2018 Në ora: 20:05
Meta theksoi se Bashkia e Pustecit dhe i gjithë rajoni i Prespës do përfitojnë të parët nga bashkëpunimi i shkëlqyer trilateral midis Shqipërisë, Maqedonisë e Greqisë,

Presidenti Ilir Meta paralajmëron nga Pusteci bashkëpunim të shkëlqyer trilateral Shqipëri-Greqi-Maqedoni.

Presidenti Meta theksoi se Bashkia e Pustecit dhe i gjithë rajoni i Prespës do përfitojnë të parët nga bashkëpunimi i shkëlqyer trilateral midis Shqipërisë, Maqedonisë e Greqisë, që i ka të gjitha premisat për t'u bërë i prekshëm së afërmi.

Meta inkurajoi përpjekjet e fundit midis diplomacisë së dy vendeve fqinje për normalizim të plotë të marrëdhënieve midis tyre që do çlironte energji pozitive për të gjithë rajonin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat