Balla paraqet situatën gri brenda PS-së: Kemi 20 ditë kohë të ndryshojmë

Shqipëria

Balla paraqet situatën gri brenda PS-së: Kemi 20 ditë kohë të ndryshojmë

Më: 6 janar 2018 Në ora: 11:00
Asambleja e PS

Partia Socialiste ka nisur sot mbledhjen e një prej forumeve më të rëndësishme në partie, siç është asambleja kombëtare.

Sekretari i përgjithshëm, Taulant Balla teksa ka prezantuar një raport në lidhje me rezultatin e fundit të zgjedhjeve brenda partisë, ku ai paraqiti një situatë gri në disa organizata të partisë për të cilat vendosi edhe një afat  prej 20 ditësh për të ndryshuar.

“Qeverisja jonë përbëhet nga 3 pjesë, partia, grupi parlamentar dhe qeveria, por është një proces i vetëm, nëse të trija pjesët bashkëjetojnë në harmoni…partia është baza dhe ura lidhëse me njerëzit e zakonshëm. Jemi larg pozicionit ku duhet të gjendemi në çdo qark pa asnjë përjashtim. Kohën e nevojshme e kemi para por nëse dielli duket që në mëngjes, 100 ditët e para kanë kaluar por 200 të tjera janë përpara për të shpërbërë gjendjen aktuale gri të partisë sonë”, tha Balla.

Ai njoftoi gjithashtu edhe ndryshimet që do të ndodhin në sekretariatin e partisë.

“Sa i takon ndryshimeve në strukturën e sekretariatit, duhet të jemi të qartë se jo të gjithë kanë punuar me efikasitet, por edhe me propozim të kryeministrit, i kërkoj asamblesë që ti jepet një mundësi e dytë, ndërkohë që ti propozojmë asamblesë shtimin e dy detyrave të reja, atë të sekretarit për marrëdhënieve ndërkombëtare, ku propozojmë zonjën Teuta Voda, aktualisht zv ministre e drejtësisë, e cila ka një përvojë të shkëlqyer në Parlamentin Evropian”- tha Balla.

Propozimet e tjera

Bledi Çuçi, të jetë Sekretari për çështjet zgjedhore

Blerina Gjylameti, të vazhdojë detyrën për koordinimin elektoral 

Gramoz Ruçi, të jetë anëtar i kryesisë së partisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat