Bushati thirrje opozitës: Mos pengoni çeljen e negociatave

Shqipëria

Bushati thirrje opozitës: Mos pengoni çeljen e negociatave

Më: 6 janar 2018 Në ora: 12:26
Ditmir Bushati

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, duke folur nga Asambleja e PS-së i ka bërë thirrje opozitës që të mos bëhet pengesë për hapjen e negociatave me BE.

Bushati, ishte optimist kur tha se Shqipëria pret hapjen e negociatave në qershor.

“Kryeprioriteti i Shqipërisë është hapja e negociatave. Brenda këtyre 100 ditëve Kuvendi bashkë me qeverinë kaluan një proces të vështirë për konstituimin e institucioneve të Vettingut. Reforma zgjedhore hap mundësinë e dialogut me opozitën, shpresojmë që shqiptarët që ndodhen jashtë vendit të votojnë në zgjedhjet e ardhshme. Prioriteti kryesor ka lidhje me reformën në drejtësi.

Pika e dytë ka të bëjë me axhendën diplomatike të Shqipërisë, gjatë 100 ditëve ka qenë e ngarkuar, por do të jetë edhe më intensive. Mesazhi nga BE është që Shqipëria është shembull suksesi në reforma. Nëse do të vijohet më këtë ritëm Shqipërisë do i propozohet hapja e bisedimeve për anëtarësim. Në Shkurt KE do të prezantojë strategjinë e zgjerimit, të gjitha vendet e rajonit do të jenë të gjitha vendet e rajonit. Ne presim që të ofrohet një hartë rruge për të gjitha vendet.

Në prill në presim që KE të hapë bisedimet për anëtarësim, që pritet të konkretizohet në samitin e Sofjes dhe samitin e BE në qershor të këtij viti. Negociatat nuk i hap Rama, opozita të bashkëpunojë dhe të mos bëhet barrikadë. Shpresoj që opozita të dalë nga kjo gjendje për të kuptuar që nuk bëhet fjalë për fatin e qeverisë dhe një kryeministri, por të Shqipërisë” deklaroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat