Atentati në Institut, kush është autori i plagosjes me dy emra

Shqipëria

Atentati në Institut, kush është autori i plagosjes me dy emra

Më: 6 janar 2018 Në ora: 15:54
Policia

Media zbulon foton e autorit që plagosi Korab Peposhin te ‘Ura e Institutit’ në Tiranë, ditën e premte.

Ky është Alfred Rrushi, i cili qëlloi 5 herë në drejtim të Korab Peposhit, ku 3 prej plumbave e kanë kapur në trup 40-vjeçarin. Alfred Rrushi njihet edhe me emrin Ferdinand Rrushi dhe është një person me precedentë të mëparshëm penalë, thonë burime policore.

Alfred Rrushi dyshohet se e ka pritur Korab Peposhin pranë rrugës “Shkodra”, më pas ka qëlluar në drejtim të tij me pistoletë, duke e plagosur rëndë, ndërsa mësohet se ka tentuar dhe herë tjetër për ta qëlluar. 

Policia po vijon hetimet për plagosjen dhe është përpjekur të marrë në pyetje Korab Peposhin. Ky i fundit ende nuk ka folur për shkak se vijon të jetë në gjendje të rëndë në reanimacionin e Spitalit të Traumës.

Shkak i atentatit mendohet se janë konfliktet e vjetra mes Ferdinand Rrushit dhe Korab Peposhit. Policia po heton konfliktet për drogën në Itali mes dy personave. Kjo edhe për faktin se i plagosuri Korab Peposhi është arrestuar në Itali në vitin 2011, pasi u kap me një sasi kokaine.

Ndërkohë, edhe Ferdinand Rrushi është një emër i njohur për drejtësinë në Shqipëri. Ai është i dënuar për vjedhje me 10 vite burg në vitin 1999, ndërkohë që edhe në vitin 2009 është përfshirë në një sherr për fishekzjarret në Kamëz.

Pavarësisht kontrolleve të policisë në zonën e Institutit, Ferdinand Rrushi i shpëtoi arrestimit. Nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë ndihmuar nga një person tjetër për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat