"Shes fëmijët në Facebook", reagon babai nga Roskoveci: Ma bën për inat, unë vuaj nga...

Shqipëria

"Shes fëmijët në Facebook", reagon babai nga Roskoveci: Ma bën për inat, unë vuaj nga...

Më: 6 janar 2018 Në ora: 17:56
Nëna

Është kthyer në një telenovelë që nuk dihet se kur do të mbarojë dhe nëse do të ketë ndonjëherë fund ajo e një çifti nga qyteti i Fierit.

 Ish-bashkëshortët, pas divorcit kanë nisur armiqësinë me njëri-tjetrin.

Nëna ka marrë fëmijët dhe është larguar drejt Greqisë, ndërsa babai e akuzon se nuk e lejon t'i takojë dhe për më tepër, teksa ka kontaktuar me JOQ.al, thotë se nëna e fëmijëve nuk i do të vegjlit dhe do t'i nxjerrë në shitje.

Për të faktuar këtë gjë, ai ka bërë publike edhe statusin e shkruar nga adresa e gruas në rrjetet sociale, ku ndër të tjera thuhet se i ka ardhur në majë të hundës me fëmijët e ish-burrit dhe se nuk i duron dot më, ndaj do t'i nxjerrë në shitje.

Mirëpo, të afërmit e gruas kanë reaguar në media dhe kanë bërë me dije se gjithçka është një sajesë e ish-bashkëshortit, Edvin Dungës, i cili edhe e ka dhunuar mamanë e fëmijëve për sa kohë kanë qenë të martuar.

Kunder këtyre akuzave, sot, pranë JOQ.al ka shkruar sërish babai i dy fëmijëve, duke pranuar faktin se ka dhunuar ish-gruan, por shton se gruaja ka nxjerrë njoftimin në rrjete sociale fill pas një sherri që ka bërë në Facebook me Edvinin, për kujdesin e fëmijëve.

Ai shkruan:

Pershendetje! Jam babai i femijeve qe nena tyre i ka nxjer ne shitje! Sqarim: Ajo ka bere nje postim ku thote "shes femijet se jane te ish-burrit dhe pas divorcit dua te jem e lire pa pengesen e femijeve". Postimi eshte publikuar ne oret e vona te nates pas nje bisede me mua ne facebook. Mendoj se kete veprim e ka bere per inat ndaj meje, per te me cmendur mua, kur e di se jam pak i prekur menderisht per shkak te mos kontaktit me femijet e mi dhe per kete ndiqem nga qendra e shendetit mendor".
Duke u justifikuar se në korrik të vitit 2016 e ka dhunuar të shoqen me arsye, ai kërkon që shteti të ndërhyjë dhe fëmijët t'i kthehen atij, të mos i lihen ish-gruas.

Edvini përfundon duke thënë:

Une e kam pranuar qe e kam dhunuar ne korrik te vitit 2016 dhe jo pa arsye sic pretendon ajo!

Kerkoj nga shteti te respektohet vendimi i gjykates per sa i perket femijeve ose nese per ate femijet jan nje pengese ne jeten e saj dhe i mban femijet vetem per tu hakmarr ndaj meje une kerkoj nga gjykata rigjykim ose femijet ti rehabilitoje shteti shqiptar ne nje qener per femij dhe takimi femije prind te jete sipas deshires se femijeve nese duan mamin apo babin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat