Gomonia e kapur në Malin e Zi, reagon zyrtarisht Policia e Shtetit

Shqipëria

Gomonia e kapur në Malin e Zi, reagon zyrtarisht Policia e Shtetit

Më: 6 janar 2018 Në ora: 21:08
Gomonia

Kapet gomonia që ishte në ndekje që prej ditës së djeshme nga Policia Kufitare, Delta Forcë, Guardia di Finanza, QNOD, Forcat e Armatosura dhe Policia e Kufirit dhe Forcat Speciale Malazeze

Rreth orës 17.30, Policia malazeze e mbështetur nga Forcat e Speciale të Marinës Ushtarake dhe Roja Bregdetare Malazeze ka bërë të mundur bllokimin e gomones me 3 shtetas në bord, konkretisht shtetasit: E.K dhe  M.S nga Mali i Zi, si  dhe R.M, nga Serbia por  banues të tre në Bar-Podgorica.

Gjithashtu, ka bërë të mundur edhe bllokimin e një tjetër gomoneje e cila tentoi të ndihmonte gomonën që ndiqej që prej ditës se djeshme nga policitë e tre vendeve me koordinimin edhe të një avioni të Guardia di Finanza nën ombrellën e Frontex.

Në bordin e gomones së dytë janë kapur dy shtetas edhe këta shtetas malazeze.

Një ditë më parë, Delta Forcë, Policia Kufitare dhe D.V.P.Vlorë gjatë kontrollit nga deti dhe toka në zonën e Karaburunit nisur nga informacionet e marra në rrugë operative se mund të ishte fshehur lëndë narkotike me qëllim trafikimi, rreth orës 13.50, konstatuan mjetin lundrues që lëvizte me shpejtësi në drejtim të Mezo-kanalit, Sazan.

Menjëherë në ndjekje të mjetit lundrues u vunë 3 mjete lundruese të Policisë Kufitare dhe të Delta Forcë. 

Eshtë kërkuar gjithashtu ndihma e anijës "Oriku" dhe e Helikopterit të FA-së si dhe GdF Durrës e Vlorë si dhe homologët italianë e malazeze. 

Në ndjekje ishte dhe një helikopter "COUGAR" i FA shqiptare.

Gomonia tentoi të fshihej në ujrat territoriale të Malit të Zi ku u pikas e u ndalua sot. 

Po vijon puna për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.

Duhet theksuar se në asnjë moment forcat policore të tre vendeve nuk e kanë ndërprerë ndjekjen dhe  kontrollin  për bllokimin e gomones.

Falë një pune profesionale dhe koordinimit e bashkëpunimi të shkëlqyer nga Zyrat ndërlidhese të Policise shqiptare në Bari, Itali dhe Policisë italiane e Guardia di Finanza në Pulia e NUFROM në Shqipëri, Policisë së Kufirit të Malit të Zi e forcave të Marinës ushtarake dhe Rojës Bregdetare malazeze është bërë e mundur të ndalohen dy gomonet dhe personat e përfshirë.

Vijon shkëmbimi intensiv i informacionit mes policive pjesmarrëse në operacion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat