Balla lajmëron ndëshkim për ‘tradhtarin’ brenda PS

Shqipëria

Balla lajmëron ndëshkim për ‘tradhtarin’ brenda PS

Më: 7 janar 2018 Në ora: 09:47
Taulan Balla

Në fund të punimeve të sotme të Asmblesë Kombëtare të PS-së, sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla njoftoi për ndëshkim për një anëtar, por pa i bërë publik emrin.

“Dua t’ju informoj se kemi filluar procedurën e marrjes së masës disiplinore për një nga anëtarët, pasi se në fushatë nuk dha kontribut për forcën tonë politike. Si i tillë në mbledhjen e radhës do informohemi për një raport nga struktura përkatëse dhe do të ftoheni për ta votuar këtë raport” – tha Balla, duke shtuar “ka rregulla Vangjush partia”.

Më pas Balla saktësoi: Po ka dhënë kontribut për një forcë tjetër politike në zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat